Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtorë Krenar Çoçaj e Gazmend Mirena dhe ka dënuar me nga gjashtë muaj burg për sulmin ndaj reperit Ledri Vulës.
Në një intervistë për portalin arbresh.info, avokati i rastit Tomë Gashi ka thënë se të akuzuarit Krenar Çoçaj e Gazmend Mirena janë dënuar me nga 6 muaj burgim efektiv, të cilin me pajtim të palëve mund ta kthejnë në gjobë.
“Sot kemi pas një pilot gjyqësorë ku të akuzuarit Krenar Cocaj e Gazmend Mirena janë shpallur fajtorë nga Gjykata Themeloren në Prishtinë, të njëjtit janë dënuar me dënime efektive me burgim për secilin nga 6 muaj, mirëpo gjykata ka lënë të hapur për ndryshim nëse ata kanë dëshirë. Gazmend Mirëns iu është shqiptuar një dënim tjetër më vlerë 1000 euro për shkak të posedimit të armës gjatë sulmit”, ka thënë Gashi.
Ai ka thënë se Ledri Vula ka të drejtë të kërkoj dëmshpërblim pasi që të përfundojnë procedurat gjyqësore.
“Ledri ka të drejt që pas vendimit të paraqes kërkesë për të kërkuar dëmshpërblim. Mirëpo kjo behët pasi të përfundojnë procedurat gjyqësore”
Krenar Çoçaj bashkë me Gazmend Mirenën akuzohen se natën e 7 qershorit 2012, kishin sulmuar Ledri Vulën pasi ia kishin zënë rrugën me veturë dhe e kishin nxjerrë nga vetura në njërën nga rrugët kryesore të Prishtinës./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1478277468904007/
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...