Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk heq dorë nga stili i tij i veshjes. Kështu që sot panelin e shoqërisë civile në kuadër të Samitit të Nismës së Berlinit në Trieste, u shfaq me atlete “Adidas” dhe kostum të zi.
Kryeministri i Shqipërisë, edhe para fillimit të Forumit, ende pa folur për temën e marrëdhënieve mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka tërhequr tashmë vëmendjen e gazetarëve me pamjen e tij, shkruan Gazeta Metro.
Stili i Ramës është i ngjashëm me atë që u shfaq në një takim të kohëve të fundit në Bruksel me shefen e diplomacisë evropiane Federica Mogherini në kuadër të një takimi të përbashkët me kryeministrat e rajonit.
Rama është i njohur për stilin e tij ndryshe tejet informale të veshjes, dhe kështu, për shembull, në zgjedhjet e fundit në Shqipëri, gjatë fushatës, por edhe ditën e votimit, është shfaqur komplet me veshje sportive.
Ndryshe, Nisma e Berlinit, është një iniciativë e kancelares gjermane, Angela Merkel, për të ndihmuar në zhvillimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në kuadër të kësaj nisme, pritet që palët të pajtohen për një treg të përbashkët rajonal.
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh