Google ADS

Ismet Munishi i tregon favoritët për titull

12:51 | 12 Korrik 2017
Arbresh.info

Pasi u kthye në Superligë, ku gjithnjë emri i tij ka pasur peshë të madhe, Vëllaznimi po punon intensivisht për edicionin e ri, i cili do të fillojë kah fundi i gushtit. shkruan sot gazeta Zëri.

Edhe pse financiarisht aktualisht nuk është në nivelin e disa klubeve tjera elitare, siç është FC Prishtina, Trepça ’89 apo Feronikeli, klubi gjakovar në aspektin sportiv po planifikon që në sezonin e ri t’i sfidojë seriozisht këto klube të mëdha, të cilat pritet të kandidojnë edhe për trofe, bashkë edhe me Dritën, Gjilanin, Lirinë apo edhe Llapin.

“Kandidatë për tituj i shoh Trepçën ’89, Prishtinën, Feronikelin, pastaj Dritën, por nuk duhet harruar as Gjilanin e Lirinë që po bëjnë punë të mirë në këtë afat kalimtar. Padyshim se do të jetë një kampionat shumë interesant”, përfundoi Munishi, i cili thekson se Vëllaznimi do të luajë pa ngarkesë për t’i sfiduar seriozisht klubet e forta dhe do të tentojë të nxjerrë sa më shumë rezultate pozitive në edicionin që po afrohet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme