Akademiku Artan Fuga deklaroi se Lulzim Basha i kishte bërë një ftesë për të qenë pjesë e listës të PD-në për zgjedhjet e 25 qershorit.
I ftuar në ‘Këndi i Ekselencës’ në “News24” Fuga pohoi se refuzoi për vetë faktin se nuk kishte përputhshmëri bindjesh. Mes të tjerash ai tha se në këto zgjedhje votoi për PD-në.
“Ka pasur një ftesë. E falënderoj edhe njëherë por nuk e shoh kështu politikën. Nuk i gjykoj kolegët që u angazhuan në politikë. Unë bëjë tërë ditën politikë aktive. Ti nuk hyn në politikë se dikush të fton, politika nuk është karrierë. Nëse bindjet nuk më çojnë drejt atij horizonti politik, unë se bëj. Nuk hyra se nuk gjej dhe skam përputhshmëri bindjesh. Po të më thoshte dikush që; urdhëro që të drejtosh Ministrinë e Arsimit. Do u jepja të drejtat politike studentëve”, tha Fuga.
Po ashtu akademiku theksoi se fushata e PS ishte perfekte, ndërsa PD nuk bëri fare, shkruan “BalkanWeb”.
“Ajo që mua në procesin e zgjedhjeve më erdhi keq është fakti se që nuk u krijuan kushte politike për të grisur ligjin e arsimit të lartë. Kjo e lë Shqipërinë në një kuadër politik të 40 viteve më parë. Unë jam për të drejta politike studentore, pasi ata nuk kanë të drejta. Unë kurrikulën do e ndjek vet, do e mbajë përgjegjësinë vetë. Ana politike mua më vjen keq që çështja nuk arriti deri aty sa klasa politike, kundër ligjit të arsimit ë lartë është LIBRA, LSI, PD dhe mjaftë zëra që nuk artikulohen me zë të lartë, edhe brenda PS. Koalicionet politiken dhe axhendat politike bëhen mbi kurriz të arsyes. Ligji vihet mbi arsyen. Mua nuk më bëhet vonë se kush fitoi dhe kush humbi. PD nuk bëri fushatë, është e thjeshtë. PS e bëri fushatën në mënyrë perfekte. Të papara ishin batutat. Unë e ndjek në mënyrë shumë të përditësuar literaturën shkencore për politikën. Merrem tërë ditën. Partitë e sotme në media nuk bëjnë programe. Programi është për shkolla. Sot bëhet art. Votova për PD”, tha Fuga.
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...