Projekti për ndërtim të lokaleve afariste që janë pronë e Ndërmarrjes Publike Banesore, tanimë ka përfunduar dhe se lokalet e ndërtuara tash janë të gatshme për shfrytëzim. Kështu pati kumtuar ‘Ndërmarrja Publike Banesore’ në tetor të vitit të kaluar. Por, lokalet që gjenden në lagjen ‘Qyteza Pejton” në Prishtinë vazhdojnë në rrinë të mbyllura.
Për qindra objekte banesore janë lëshuar leje të ndërtimit nga administrata e Shpend Ahmetit. Por, për asnjërën nga to nuk është lëshuar leje e përdorimit, gjë për të cilën Komuna është e obliguar me ligj që ta bëjë.
Ky problem po i përcjell edhe lokalet e Ndërmarrjes Publike Banesore, në Rrugën “Perandori Justinian”, shkruan lajmi.net.
Ndërmarrja Publike Banesore është ende në procedura të pranimit teknik dhe derisa të merret leja e përdorimit nga Drejtoria e Urbanizimit nuk mund të lëshohen në përdorim.
Në kushte optimale, leja e përdorimit duhet të lëshohet brenda 30 ditëve, ndërsa lajmi.net ka mësuar se NPB-ja e ka dorëzuar dokumentacion në Komunë që rreth gjysmë viti
Edhe NPB-ja ka thënë se qytetarët të shumtë po interesohen se kur do të hapet konkursi për lokalet në Pejton.
“Për shkak të interesimit të madh dhe pyetjeve të shpeshta nga qytetarët në lidhje me mundësitë për arrje me qira të lokaleve në rrugën “Përandori Justinian”, Ndërmarrja Publike Banesore ju informon se dokumentacioni i këtyre lokaleve është dërguar për procedurë të pranimit teknik pranë Drejtorisë e Inspeksionit për tu lëshuar më pas me qira. Të gjitha kriteret për dhënie në qira të këtyre lokaleve do të bëhen publike dhe procesi si i tillë do t’i nënshtrohet rregullores mbi dhënien me qira të lokaleve afariste të NPB-së i cili është përpiluar mbi konceptet bazë të transparencës. Njoftimi për dhënie në qira do të publikohet në gazetat zyrtare të vendit, në ënebafaqen zyrtare të NPB-së si dhe në Facebook”, ka njoftuar në ueb-faqen e saj zyrtare NPB-ja.
Ndërkaq, ndonëse nuk është bërë pranimi teknik i lokaleve, me 4 maj 2017, kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti ka marr vendim për caktimin e përfaqësueseve nga Komuna e Prishtinës, në Komisionin e përbashkët për caktimin e kritereve për ndarjen e lokaleve në lagjen “Pejton” në Ndërmarrjen Banesore. Përfaqësues janë zgjedhur, drejtoresha e Kadastrit të Komunës, Nora Kelmendi dhe Zyrtari ligjor i Komunës, Ardian Olluri.
Kjo ndërmarrje është në pronësi të Komunë së Prishtinës. Komuna është bërë shkak që lokalet të qëndrojnë të mbyllura tash e 10 muaj.
Lokalet gjenden përballë Katedrales në Qendër të Prishtinës, dhe ajo pjesë pas ndërtimit të lokaleve dhe infrastrukturës tokësore rreth saj nga ana e Komunës, ka marrë pamjen e një bulevardi. Sipas të dhënave të NPB-së, me këtë projekt sipas kontratës për shfrytëzim të tokës së Komunës Prishtinës, që për herë të parë është nënshkruar në vitin 1976 dhe e cila më pas është ripërtëri në vitin 2013, i ka përfunduar punimet për gjithsej 84 lokale afariste.
Ndërtimi i këtyre lokaleve ka bërë që të lëvizë edhe Prokuroria e shtetit.
Në vitin 2014, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër dy zyrtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurimit dhe dy zyrtarëve të kompanisë “Conex Group”.
Sipas Prokurorisë, të pandehurit Hysni Hoxha dhe Hysni Muhadri, më datën 20 qershor 2013, në Prishtinë, në cilësinë e personave zyrtarë, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar me dashje direkte dhe me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie kompania “Conex Group”, sh.p.k. Prishtinë, në aktivitetin e prokurimit “Ndërtimi i lokaleve afariste në Qytezën Pejton”, të iniciuar nga autoriteti kontraktues – Ndërmarrja Publike Banesore në Prishtinë, i kanë tejkaluar kompetencat e tyre, si dhe nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare të tyre.
Ata akuzohen se duke i fshehur provat e siguruara nga ATK-ja para dy anëtarëve tjerë të panelit shqyrtues të drejtuar nga Hysni Hoxha, ku në mungesë të këtyre provave anëtarët e panelit bien në lajthim dhe refuzojnë ankesën e operatorit ekonomik ankues, me ç’rast kompanisë “Conex Group” i kanë sjellë dobi materiale në shumë prej 1.779.759,54 euro.
Ndërsa Arsim Robelli, në cilësinë e ofruesit të shërbimeve të kontabilitetit përmes biznesit “Es – Services” për biznesin “Conex Group”, me qëllim të realizimit të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për biznesin “Conex Group”, në bashkëkryerje dhe me dashje përpilojnë dhe përdorin dokumentet e falsifikuara dhe atë raportet e kontributeve për punëtorët e biznesit “Conex Group” për periudhat tremujore TM-4 2010 dhe TM-4 2011, ku të njëjtat i dorëzojnë në aktivitetin e prokurimit “Ndërtimi i lokaleve afariste në Qytezën Pejton”, ku si rezultat i përdorimit të këtyre dokumenteve kompania “Conex Group” është trajtuar si operator i përgjegjshëm dhe është shpallur fitues i kontratës në vlerë prej 1.779.759,54 euro./Lajmi.net/
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...