Bima e quajtur rrodhe (lat. arctium lappa) ka një reputacion të mirë, parandalon dhe shëron sëmundje të ndryshme. Në disa hulumtime, që ishin bërë te kafshët, bima rrodhe ka treguar efekte të forta kundër lodhjes, e po ashtu edhe kundër disa formave të kancerit.
Është shumë e mirë edhe për mëlçinë, e ushqen atë dhe ndihmon në pastrimin e gjakut. Nxit djersitjen dhe urinimin e shpeshtë, duke ndikuar me këtë rast në pastrimin e organizmit. Luan rol të rëndësishëm edhe në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak. Rrënja e saj posedon insulinë që ndikon mirë te personat e prekur nga diabeti. Vaji i kësaj bime është e rëndësishme edhe për flokët, duke ju dhuruar shkëlqim dhe dukje të shëndetshme.
Nga kjo bimë përdoren rrënjët, gjethet dhe farat. Në kuzhinën japoneze dhe kineze rrënjët e saj përdoren për supë e gjethet për sallatë. Në mjekësinë tradicionale kineze, farat e thara përdoren për shërimin e ftohjes dhe kollës. Zakonisht rritet pranë rrugës dhe fushave të braktisura. Rrënja e saj në vitin e parë të rritjes është shumë shëruese dhe mund të përdoret edhe në preparate mjekësore.
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...