Policia turke ka vrarë pesë militantë të Shtetit Islamik gjatë në bastisjeje në një shtëpi në Konya, ndërsa katër oficerë policie janë plagosur lehtë, raporton Dogan.
Policia e forcave speciale nisi operacionin në shtëpinë në rrethin Meram të Konia, në Turqinë qendrore, në orën 5:15 të mëngjesit sepse ata besonin se celula militante po planifikonte një sulm, transmeton portali arbresh.info.
Policia mbylli zonën dhe automjetet që po afroheshin u kontrolluan pas përplasjes, që ndodhi gjatë bastisjeve të kryera nga policia në 10 adresa të ndryshme në Konya.
Pesë kallashnikovë dhe një pistoletë u konfiskuan gjatë bastisjes.
Militantët e Shtetit Islamik në të kaluarën kanë kryer sulme me armë dhe bomba në Turqi. Në vitet e fundit, mijëra luftëtarë të huaj ishin bashkuar me grupin xhihadist në kalifatin e tyre të vetëshpallur në Siri dhe Irak, ku shumë kalonin nëpër Turqi./Arbresh.info
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju