Djali i presidentit amerikan Donald Trump ka thënë se babai i tij nuk e dinte për takimin e tij me avokaten ruse e cila kishte thënë se mund të ndihmonte fushatën e tij zgjedhore.
Donald Trump Jr tha për Fox News se takimi ishte “vetëm një asgjë”, por ai duhet ta kishte trajtuar ndryshe, transmeton portali arbresh.info
Ai publikoi email-et duke treguar se ai mirëpriti një ofertë për të takuar avokaten, e cila thuhet se ishte e lidhur me Kremlinin dhe kishte materiale dëmtuese ndaj Hillary Clinton.
Zyrtarët amerikanë po hetojnë ndërhyrjen e supozuar ruse në zgjedhjet e SHBA.
Që kur u zgjodh, Presidenti Trump është përballur me akuza se Rusia u përpoq të sabotonte fushatën e zonjës Clinton./Arbresh.info
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën