Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Lirim Greiçevci, ka paralajmëruar samitin e radhës të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Londër, në vitin e ardhshëm, shkruan arbresh.info.
“Shpresë për Ballkanin Perëndimor në Samitin në Trieste me pjesëmarrjen e Kancelares Merkel, Presidentit Macron, Komisionit të BE dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (AL, BiH, KS, MK, MNE, SRB) si pjesë e Procesit të Berlinit të BE,” ka shkruar ambasadori Greiçevci në Facebook.
Sipas tij, sot në Trieste do të shpallen disa projekte të rëndësishme të investimeve në infrastrukturë, duke përfshirë një Zonë Ekonomike Rajonale të dizajnuar për të lehtësuar investimet e huaja direkte në rajon.
“Masat e të rinjve dhe antikorrupsionit pritet të jenë në qendër të samitit.”/arbresh.info/
Ndeshja Zvicra – Kosova luhet nga ora 20:30
Arioni-Anës: Shoqja jote po mendon se unë i kam shfrytëzuar ...
Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të r...
Venecia po rekruton gondolierë të rinj/ Pagesa e tyre është ...
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njoh...
“Lona, oj bukuroshe”, banorët ngacmojnë Drilonin pasi mbathi...