Lajm i keq, lojtari i Kosovës mungon 1 muaj

08:46 | 12 Korrik 2017
Arbresh.info

Gazmend Sinani nuk do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës në ndeshjet miqësore ndaj Austrisë dhe Sllovakisë.

Qendra gjigante ka pësuar lëndim në dorën e majtë gjatë përgatitjeve me trajnerin e ri Greenberg dhe pjesën tjetër të lojtarëve.

Sinani ka konfirmuar se është lënduar në një duel me Granit Rugovën dhe për Borozanin ai shtoi se pret që të mungojë një muaj si pasojë e këtij lëndimi.

Sinani megjithatë pritet t’i bashkohet në kohë Bashkimit para nisjes së sezonit të re ashtu sikurse përfaqësueses së Kosovës.

Vendin e tij e ka zënë qendra e yllit, Ergin Grosha, i cili është ftuar nga përzgjedhësi Greenberg. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme