Duket se gati çdo ditë ju lexoni në portalin tonë apo portale tjera në lidhje me sulmet kibernetike që ndodhin ndaj ueb faqeve apo rrjeteve kompjuterike, dhe me të vërtet është e vështirë të parashikohen këto sulme. Në këtë artikull do ju tregojmë disa nga mënyrat se si mund të gjurmojmë në kohë reale sulmet e ndryshme në internet që ndodhin në vendin tonë dhe më gjerë.
Disa shënime rreth grafikëve të paraqitur në këtë artikull. Pjesa më e madhe e të dhënave të paraqitura në këto harta të sulmeve në internet janë të dhëna që kompanitë e ndryshme të sigurisë kompjuterike mbledhin dhe paraqesin ato në kohë reale, shkruan arbresh.info. Në këto harta shfaqen burimet, metodat dhe sasitë e këtyre sulmeve. Mirëpo duhet pasur parasysh se disa nga kompanitë që shfaqen si burim i këtyre sulmeve në drejtim të dikujt tjetër, zakonisht janë sisteme të komprometuara brenda kompanisë që përdoren për të transmetuar sulme ndaj dikujt tjetër.
Harta e sulmeve kibernetike nga ‘FireEye’ është njëra nga shërbimet më të njohura për gjurmimin e sulmeve në internet në kohë reale. Edhe pse nuk paraqiten shumë të dhëna në këtë hartë, ja vlen ta shikoni dhe nëse jeni person nga fusha e sigurisë kibernetike pse jo edhe ta përdorni.
Shërbimi im i preferuar dhe ndoshta mënyra më e mirë dhe më e lehtë për gjurmimin e sulmeve kibernetike ofrohet nga ‘Norse Corp’. Harta e tyre –IPViking– paraqet në kohë reale të dhënat individuale për secilin sulm duke cekur emrin e kompanisë së sulmuar, ip adresën, qytetin, si dhe metodën e sulmit. Gjithashtu në këtë hartë paraqiten top shtetet nga të cilat burojnë këto sulme apo top shtetet të cilat janë cak i këtyre sulmeve.
Një tjetër shërbim që ofron të dhëna individuale në kohë reale për secilin sulm është edhe harta e sulmeve kibernetike nga ‘Arbor Networks’. ‘Arbor’ thotë se shërbimi i tyre mundësohet nga më tepër se 270 kompani që ofrojnë shërbime të internetit nga mbarë bota, të cilat në mënyrë vullnetare janë pajtuar të ndajnë të dhëna mbi trafikun dhe statistikat e sulmeve kibernetike. Ajo çfarë e bënë këtë shërbim të veçantë është mundësia për të shikuar dhe gjurmuar edhe sulmet që kanë ndodhur kohë më parë, deri në Korrik 2013.
Harta e sulmeve kibernetike të paraqitura në kohë reale nga ‘Kapsersky’ është shumë interesante për ta parë ngase i ngjanë një loje kompjuterike. Ky shërbim ju mundëson filtrimin e të dhënave të paraqitura për këto sulme, siç janë email-et me përmbajtje keqdashëse , sulmet ndaj ueb faqeve të ndryshme apo sulme të tjera kibernetike. Në kohën që po shkruajmë këtë artikull, tek lista e shteteve më të infektuara , Shqipëria paraqitet në vendin e 119-të.
Shërbimi ‘Cyberfeed’ nga ‘Anubis Networks’ përmes një harte të ngjashme me hartën ‘Google Earth‘ shfaq të dhëna bazuar mbi llojet e infektimeve nga kategoritë e viruseve më të njohura. Një shërbim mjaft i nevojshëm, por më shumë duket si një hartë që shfaqë të dhëna mbi infektimet me viruse se sa një hartë që shfaq sulmet kibernetike në kohë reale. Pra një shërbim i ngjashëm me shërbimin që ofron kompania finlandeze e sigurisë ‘F-Secure’, shërbimin nga ‘Trend Micro’, apo shërbimin nga ‘Team Cymru’.
Një shërbim të ngjashëm me ‘Cyberfeed’ e ofron edhe ‘Honeynet Project’ përmes shërbimit(hartës) të quajtur ‘Honey Map’.
Gjithashtu një shërbim mjaftë i mirë ofrohet edhe nga ekspertët e sigurisë nga ‘OpenDNS’, shërbim i cili shfaqë të dhëna shumë të mira dhe të paraqitura mjaftë mirë.
Nëse të gjitha këto shërbime të paraqitura më lartë ju duken tepër të komplikuara, atëherë ju sugjeroj që të përdorni ‘PewPew’ të mundësuar nga ‘Data Driven Security’. Por para se ta vizitoni këtë shërbim ju sugjeroj që t’ia ulni zërin boksave të kompjuterit, posaçërisht nëse jeni në punë./arbresh.info/
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...