Google ADS

Zbulohet sekreti që përdorin gratë turke për lëkurë të përkryer

00:34 | 12 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Gratë turke janë të njohura në mbarë botën për shkak të bukurisë së tyre natyrore dhe për shkak të lëkurës së tyre të përkryer.

Bukuria e tyre orientale shfaqet edhe në tregimet ‘1001 netë’ dhe mënyra se si e trajtojnë ato lëkurën është për t’u lavdëruar, transmeton portali arbresh.info

Ja cilat janë sekretet që përdorin ato:

Uji i trëndafilit: Gratë turke falenderojnë ujin  e trëndafilit për lëkurën e tyre të butë si mëndafsh. Në çdo mëngjes ato e pastrojnë fytyrën me këtë ujë që ofron shkëlqim të shëndetshëm. Receta për të përgatitur këtë ujë është e thjeshtë. Mjafton të merrni disa petale trëndafili dhe t’i lini në një enë më ujë për tërë natën. Në mëngjës i largoni petalet dhe e pastroni fytyrë, transmeton portali arbresh.info

Frutat dhe perimet: Gratë turke nuk e hedhin lëkurën e frutave dhe perimeve, sepse ato janë të mbushura me vitamina dhe ushqyes. Me lëkurën e frutave dhe perimeve si bananja, kastraveci, pjeshka, portokalli, apo limoni, ato e masazhojnë fytyrën me lëvizje të ngadalta rrethore. Në këtë formë lëkura juaj do të ushqehet me vitaminat e nevojshëm.

Jogurti turk:  Ky jogurt jo vetëm pse është i shijshëm për t’u ngrënë, por ka edhe efektet e mira  që sjell në lëkurë. Gratë turke e përgatisin vetë maskën me jogurt, duke i hedhur jogurtit disa pika limon. Këtë maskë e aplikojnë në fytyrë dhe në turp, duke e ushqyer lëkurën e tyre dhe e mbajtur atë të shkëlqyer./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme