Informata më shumë rreth hakimit që lëshoi të dhënat e miliona punëtorëve federalë të qeverisë së Shteteve të Bashkuara, përfshirë të dhëna shumë të detajuara, janë duke u zbuluar vazhdimisht. Derisa një kompani për sigurimin e kompjuterëve e quajtur ‘CloudStrike’ ka thënë që sulmi ka ardhur nga grupi kinez ‘Deep Panda’, i cili është i dyshuar edhe për vjedhjen e të dhënave nga siguruesi shëndetësor Anthem, të tjerët nuk pajtohen.
Përfaqësuesit e një kompanie tjetër sigurie, FireEye, kanë thënë se sulmi është kryer nga një grup i hakerëve në Kinë që janë të përqendruar vetëm në të dhënat personale, shkruan abresh.info. Në mënyrë të ngjashme, vitin e kaluar sulmi kibernetik që ndodhi në Sony nga hakerët e grupit ‘Guardinas of Peace’ ka prodhuar dyshime rreth vendit të hakerëve.
Pa marrë parasysh nga vijnë, ‘Reuters’ raporton se hulumtuesit e SHBA-së ka zbuluar se teknika e përdorur në këtë sulm është e ngjashme me atë që hakerët përdorën gjatë hakimit të Anthem, duke regjistruar një ueb adresë që duket e ngjashme me atë zyrtare. Ndërkohë, Zyra e Personelit Menaxhues (OPM) ka thënë se hakerët ishin në sistem që nga muaji qershor apo korrik i vitit të kaluar duke pasur kështu kohë të mjaftueshme për të identifikuar dhe larguar gjërat më sensitive./arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?