Kishte ditë që përflitej, por tashmë është zyrtarizuar. Në një transmetim që ka pushtuar menjëherë faqet e para të mediave më të mëdha në botë, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli se mishi i përpunuar si salçiçet apo proshuta- shkaktojnë kancer.
Në raportim thuhet se vetëm 50 gram mish i përpunuar në ditë- diçka më pak se dy feta proshutë- rrisin shansin për kancer me 18 për qind.
Ndërkohë sipas BBC, në raport thuhet se mishi i kuq mund të jetë kancerogjen, por provat janë akoma të kufizuara.
“Për një individ, rreziku për kancer kolorektal (në zorrë) për shkak të konsumit të mishit të përpunuar mbetet i vogël, por rreziku rritet me sasinë e mishit të konsumuar,” tha Dr. Kurt Straif nga OBSH.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin