Google ADS

Douglas Costa konfirmon transferimin te Juventusi

22:05 | 11 Korrik 2017
Arbresh Info

Anësori i Bayern Munichut, Douglas Costa duket se ka konfirmuar që një marrëveshje është arritur për transferimin e tij këtë verë te Juventusi.

26-vjeçari ka qenë duke u kërkuar shumë për transferim larg nga Allianz Arena gjatë merkatos aktuale të transferime pas 14 paraqitjeve sezonin e kaluar në Bayern Munich, transmeton portali arbresh.info.

Juventusi mësohet se ka arritur një marrëveshje për të huazuar fillimisht brazilianin për 6 milionë euro me obligimin për të blerë atë për 40 milionë euro pasi marrëveshje për huazim të skadojë.

Mehdi Benatia, i cili u transferua në të njëjtën mënyrë nga Bayerni në Torin në fillim të kësaj vere, i uroi atij në rrjetin social për transferimin e arritur dhe Costa iu përgjigj duke e falënderuar./arbresh.info

https://twitter.com/MedhiBenatia/status/884840716899418112

https://twitter.com/douglascosta/status/884841007040299008

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme