Trump e shtyen vizitën në Britani të Madhe

20:29 | 11 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Vizita e Presidenti amerikan që ishte planifikuar të mbahet gjatë këtij viti është shtyer.

Sipas një zyrtari të lartë të Shteteve të Bashkuara, vizita është shtyer deri në vitin e ardhshëm, transmeton portali arbresh.info

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, e kishte ftuar Donald Trumpin në Londër në kohën kur ajo e vizitoi Shtëpinë e Bardhë me 20 janar.

Trump gjatë këtij viti ka vizituar dy herë Europën, këtë javë pritet të viziojë Parisin, ndërsa udhëtimi tjetër i tij i planifikuar gjatë këtij viti është në Azi.

“Është vetëm një çështje planifikimi”, ka thënë zyrtari për Reuters. “Po punonim që të gjenim një datë të përshtatshme, por na doli të jetë e vështirë. Do të shohim një datë për vitin e ardhshëm.”/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme