Në verë veçanërisht, lëkura e fytyrës është më e ekspozuar ndaj diellit. Ndaj, ajo ka nevojë për një përkujdesje të veçantë.
Nuk është fjala për të përdorur produkte të gatshme të cilat shpesh e irritojnë lëkurën, por t’i përgatisni ato vetë me përbërës natyralë.
Ka një recetë speciale verore të një serumi që mund ta bëni në vetëm pak minuta. E qetëson fytyrën, largon të gjitha papastërtitë dhe e bën atë të shkëlqejë.
Përbërësit:
1 lugë gjelle rrënjë jamballi pluhur (e gjeni në dyqanin e bimëve mjekësore)
3 lugë gjelle xhel Aloe Vera
1 lugë gjelle ujë trëndafili
1 kapsulë vitaminë C
Përgatitja:
Kombinoni në një tas të vogël përzieni jamballin pluhur dhe ujin e trëndafilit. Përziejini mirë dhe më pas kullojeni përzierjen me një filtër kafeje. Në një kavanoz të vogël shtoni xhelin Aloe Vera dhe përzierjen e kulluar më parë.
Hidhni në fund edhe kapsulën e vitaminës C të grimcuar dhe përziejini mirë. Pastroni fillimisht fytyrën dhe më pas aplikoni pak nga përzierja në fytyrë.
Masazhojeni ngadalë për disa minuta dhe më pas lajeni fytyrën me ujë të pastër.