Shkrimtarët, që në shumicën e rasteve ishin edhe filozofë ekzistencialistë, rrallë herë pajtoheshin me njëri-tjetrin. E gjithë filozofia ekzistencialiste zhvillohet në një debat të pambarueshëm mes shkrimtarëve teistë dhe ateistë, shkruan arbresh.info.
Është tejet e qartë që Kamy është influencuar së pari nga Dostovejski, Gëte, miku i tij Sartri, Martin Hajdeger, por duket sikur e gjithë eseistika e Kamysë është influencuar dhe e kundërshton Soren Kirkegardin.
E gjithë filozofia ekzistencialiste zhvillohet rreth tri termeve kryesore: “Universi absurd,” “liria absurde”, “mendja absurde” të cilat trajtohen detajisht te “Miti i Sizifi” ku lidhen me konceptin se a ia vlen të jetohet apo jo. Në fakt sipas Kamysë kjo është çështja e parë filozofike me të cilën e fillon këtë ese. Kamy shkruan “Ka vetëm një problem filozofik me të vërtetë serioz: vetëvrasja. Të gjykosh nëse jeta ia vlen apo nuk ia vlen të jetohet, do të thotë t’i përgjigjesh pyetjes themelore të filozofisë”.
I frymëzuar pikërisht nga Kirkegard dhe vepra e tij “Koncepti i ankthit” Kamy trajton çështjen e vetëvrasjes, të vetëvrasjes filozofike dhe të pranimit si tri mënyrat kryesore për t’u përballë me absurdin e ekzistencës njerëzore. Kamy trajton çështjet bazike duke i zhveshur fillimisht nga moraliteti dhe rregullat kulturore. Ai bënë pjesë te ekzistencialistët ateistë te cilët morali dhe kushtëzimet shoqërore janë veç forma moderne për ta kontrolluar më mirë masën. Kjo është edhe arsyeja pse jeta bëhet monotone dhe vetëvrasja shihet si zgjedhja më e mirë.
Filozofët argumentojnë që në kemi lindur me një ndjenjë dhembshurie, keqardhje dhe mëshire, përfshirë këtu edhe ndjenja të drejtësisë. Në bazë të kësaj i projektojmë këto ide edhe te universi, që si i tillë do t’i përmbush komandat dhe dëshirat tona. Sigurisht për Kamynë kjo është tërësisht abstrakte ngaqë ai argumenton se universi është krejt injorues ndaj ekzistencës sonë, dhe për këtë arsye është një “univers absurd”. Për ta sqaruar do të marrim një shembull shumë të thjesht: Ne mendojmë që e keqja duhet të dënohet, ose që e mira duhet të shpërblehet, por kjo është provuar me mijëra herë që s’është e vërtetë. “E mira” dhe e “E keqja” janë tejet relative.
Pikërisht këtu del “fytyra e vërtetë” e absurdit. Gjithsesi, ideja e një “universi absurd” përbën problem për filozofët me qasje teiste, por sipas Kamysë absurdi do të ekzistonte edhe sikur të kishte Zot, dhe se pranimi i absurdit dhe i idesë së universit absurd jo domosdoshmërish të çon te nihilizmi dhe pesimizmi. Tamam këtu do të ndërlidhmi me zgjidhjet që Kamy jep për absurdin: vetëvrasja, vetëvrasja filozofike dhe pranimi/shpresa.
Vetëvrasja vjen për shkak të mungesës së shpresës dhe monotonisë. Në çastin që bëhet pyetja “Pse?” fillon i gjithë procesi i vetë-eksplorimit. Vetëvrasja, gjithmonë sipas Kamysë, është zgjidhje më e lehtë ndaj absurdit. “Asnjëherë nuk kam parë njeri të vdesë për hir të argumenteve ontologjike. Galileu i cili zotëronte një të vërtetë shkencore të rëndësishme, e mohoi me shumë lehtësi sapo iu vu jeta në rrezik” sepse siç argumenton Kamy “nuk ia vlente të humbje jetën në turrën e druve për një të vërtetë”. ai ishte i mendimit se “në lidhjen e njeriut me jetën gjendet diçka shumë më e fortë se të gjitha kënaqësitë e tjera të botës.”. Duke argumentuar se Galileu ka bërë zgjedhjen e drejtë. Mes jetës dhe vdekjes, përgjigja më e arsyeshme është jeta, sepse njerëzit fillimisht e fitojnë zakonin e të jetuarit e pastaj zakonin e të menduarit. Ai shton se njeriu absurd apo mendja absurde nuk e vret veten nga që është veprim jo racional.
Pastaj të vetëvritesh ka edhe kuptime tjera, të vetëvritesh, si në melodrama, do të thotë të rrëfehesh. Por prapë duhet të pyesim se përse gjithë ky fasionim me vdekjen? Për këtë Kamy pretendon se kjo gjë ndodh për shkak se mungon përvoja e vdekjes.
Përgjigja e dytë ndaj absurdit ishte “vetëvrasja filozofike”, të cilën prapë Kamy e sheh me përçmim. “Absurdja nuk mund të ekzistojë jashtë mendjes njerëzore. Si rrjedhojë absurdja merr fund me vdekjen, por kur flasim për vdekjen filozofike ajo fillon kur merr fund arsyeja”. Me pak fjalë vdekja filozofike vjen si pasojë e religjionit dhe e besimit në Zot. Për Kamynë religjioni është gjëja më e paarsyeshme që ka ekzistuar ndonjëherë. Për ekzistencialët Perendia është mohimi i tyre (i absurdit). Religjioni largon mendjen nga e arsyeshmja, thelbi i të cilës është irracional.
Vetëvrasja filozofike fillon kur arsyetohet prania e absurdit dhe njerëzit i qasen fesë si formë deluzionale për të gjetur një lloj shprese. Ngjason me atë që Sartri e quan “Mauvasie foi[1]” duke iu referuar gjërave për të cilat e gënjejmë vetën për t’u ndjerë më mirë.
Absurdja ka kuptim vetëm në atë masë që kundërshtohet. Ekziston një efekt i pakundërshtueshëm që duket plotësisht i moralshëm që njeriu është gjithmonë viktimë e të vërtetave të veta. Me t’i njohur këto ai shkëputet prej tyre duke krijuar një shpresë deluzionale. Kjo shpresë deluzionale është në thelb fetare. Një “vetëvrasës i tillë” mbetet i pafuqishëm ta realizojë transendencën, i paaftë t’i zhbirojë thellësitë e përvojës edhe pse i vetëdijshëm për një univers të tronditur nga dështimi.
“E vetmja zgjidhje e drejtë, thotë “një vetëvrasës i tillë”, gjendet pikërisht atje ku nuk ka rrugëkalim të lirë për gjykimin njerëzor. Përndryshe pse do të kishim nevojë për zotin? Ne e kthejmë vështrimin kah zoti për të arritur të pamundurën”.
Në fund kemi pranimin si zgjidhje më reale ndaj asaj që qartësisht s’u kontrolluaka. Siç u përmend edhe më herët mendja absurde e pranon absurdin, por nuk dorëzohet para tij. Mersoja dhe Sizifi janë të lumtur sepse në thelb janë absurd.
/Arbresh.info/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?