67 maturantëve u ndalohet të hyjnë në pjesën e dytë të testit të maturës

08:14 | 20 Qershor 2015
Arbresh.info

Drejtoritë komunale të arsimit kanë marrë të premten një listë me emrat e 67 maturantëve, të cilëve duhet t’ua ndalojnë hyrjen në pjesën e dytë të testit të maturës, që do të mbahet sot.

Burime të “Kohës Ditore” bëjnë të ditur se lista u është dërguar nga Ministria e Arsimit, bashkë me urdhëresën që të organizohen në nivel të komunave dhe shkollave prej të cilave vijnë nxënësit, që ata të mos lejohen për t’iu nënshtruar pjesës së dytë të testit të maturës, pasi që ata janë identifikuar se kanë kopjuar në test, apo kanë ndihmuar të tjerët që të kopjojnë dhe mashtrojnë me rezultat.

Informatën e ka konfirmuar për gazetën Azem Guri, këshilltar i ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami.

Në letrën që MASHT-i ua ka dërguar DKA-ve, të cilën e ka gazeta, thuhet se DKA-të e kanë listën dhe kodet e komunave dhe janë të obliguara që t’i ndalojnë këta maturantë të hyjnë në provimin e maturës për shkak të komunikimeve në rrjetet sociale rreth testit të maturës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme