Sipas një numri të madh raportesh nga mediat në Itali këtë pasdite, Juventusi ka siguruar marrëveshje me anësorin e Bayern Munichut, Douglas Costa, i cili thuhet se do t’i nënshtrohet testimeve mjekësore nesër në Torino.
Thashethemet javën e kaluar pretenduan që “Zonja e Vjetër” ka rritur përpjekjet e tyre për të nënshkruar me futbollistin brazilian, pasi ishte duke kërkuar transferimin e tij që nga muaji maj, transmeton portali arbresh.info.
Drejtori i Juventusit, Beppe Marotta ishte në Munich këtë pasdite për detajet e transferimit derisa mediat si ‘Sky Italia’, ‘Calciomercato’ dhe ‘Gazzetta dello Sport’ insistojnë se marrëveshja është arritur dhe Costa tani është një lojtar i Juventusit.
Kampioni në Serie A ka bindur homologun e tyre në Bundesliga për të pranuar transferimin e tij në formë huazimi për 6 milionë euro, me obligimin për blerje për 40 milionë.
Sidoqoftë, mbetet ende e pa qartë nëse marrëveshje për huazim është për një apo dy vite./arbresh.info
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...