Google ADS

Hoti poston nga selia e LDK’së, flet për “konsultime intensive”

13:55 | 11 Korrik 2017
Arbresh.info

Disa nga liderët e koalicionit LAA kanë vazhduar takimet e tyre edhe gjatë ditës së sotme. Kandidati për kryeministër nga radhët e këtij koalicioni, Avdullah Hoti, bashkë me Driton Selmanajn, themeluesin e Lëvizjes ‘Alternativa’, Ilir Dedën e disa zyrtarë të tjerë të këtij subjekti kanë mbajtur në orët e para të pasdites së sotme një takim konsultativ.

“Konsultime intenzive. Qendrime te qarta per t’ju qendruar besnik qytetareve te vendit dhe votuesve tane. Ne jemi te vetmit qe mund te garantojme rrugen euro-atlantike te Kosoves. Ne jemi te vetmit qe kemi ekspertize unike dhe perparimtare, ide te reja dhe entuziazem te larte, te gjitha keto ne nje ekip te vetëm”, ka shkruar Avdullah Hoti në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme