Komisioneri i Bashkimit Evropian për zgjerim, Johannes Hahn ka thënë se trajtimi i dy kushteve të parashtruara nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave siç janë: lufta kundër krimit dhe korrupsionit si dhe ratifikimi marrëveshjes së Demarkacionit duhet të jenë prioritet i menjëhershëm i qeverisë së re të Kosovës dhe parlamentit të saj.
“Prioriteti për Kosovën tani është të formojë një qeveri të bazuar në shumicën parlamentare, në përputhje me Kushtetutën dhe procedurat parlamentare. Çdo qeveri e re do të duhet të angazhohet në perspektivën e vendit ne BE dhe të kryejë reforma thelbësore në veçanti ato të sundimit të ligjit dhe ekonominë si edhe të angazhohet seriozisht në dialogun me Serbinë”, ka thënë ai në një intervistë për gazetën “Tema”
“Ajo duhet të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve të saj dhe liberalizimi i vizave është një nga pritshmëritë kryesore. Këto do të jenë vendimtare për Kosovën që të përparojë në rrugën e saj evropiane për të cilën jemi të angazhuar. Komisioni është i gatshëm të mbështesë Kosovën në çdo hap të rrugës, por përgjegjësia qëndron tek politikanët e Kosovës”.
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...