Haradinaj takon minoritetet jo serbe (Foto)

11:46 | 11 Korrik 2017
L G

Dje kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj i kishte ftuar në takim kreun e LDK-së, Isa Mustafën dhe Visar Ymerin e Lëvizjes Vetëvendosje, por të dy e kishin refuzuar një takim me të.

Ndërsa sot në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës është parë teksa hynë brenda deputetja e Grupit 6+, Duda Balje.

Ajo ka konfirmuar për “Indeksonline” se do të mbajë një takim me Ramush Haradinajn.

Ky i fundit pritet të takohet me grupet minoritete jo serbe. Kështu ka bërë të ditur Avni Arifi, këshilltar i Haradinajt.

“Sot i nominuari për kryeministër zoti Haradinaj ka takim me minoritetet jo serbe. Janë takime consultative në formim të qeverisë së re dhe në fund të këtyre takimeve do lëshojmë një komunikatë që besoj se do ketë diçka më shumë. Përndryshe është vetëm takim konsultativ”, ka thënë ai, raporton Indeksonline.

Arifi ka shtuar se Listën Serbe ende nuk e kane ftuar në takim, kurse i pyetur për partitë që e kanë refuzuar ftesën e Haradinajt, ai ka thënë se ende nuk kanë marrë përgjigje me shkrim nga ndonjë parti.

“Ne ende nuk i kemi bë ftesë Listës Serbe. Të gjitha partitë parlamentare do të ftohen në diskutim. Ne u kemi bë ftesë me shkrim, presim përgjigje me shkrim sepse nuk kemi marrë një të tillë. U kemi bë ftesë formale, presim përgjigje formale”, ka thënë Arifi.

19885810-10213463304567061-1452617092-o_1499765253-4494938

19893840-10213463305127075-1409420542-o_1499765258-4820088

19897550-10213463330447708-658859378-o balje

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme