Valentino Rossi kërkon një motor tjetër për pjesën e mbetur të sezonit në Moto GP, që të jetë më konkurrues në pistë dhe të fitojë titullin kampion.
Italiani dhe Vinales do të jenë të dy në pistë për të parë ndryshimet e bëra. “Do të punojmë për të patur një motor më kompetitiv. Disa ndryshime janë bërë, si telajo i ri, por për të kuptuar avantazhet duhet të punojmë në pistë. Ndaj duhet të zhvillojmë sa më shumë teste dhe të punojmë njësoj sikur të ishte një garë e vërtetë”, tha Rossi.
Piloti italian i Yamaha shpreson ende te titulli kampion në Moto GP, por pranon se ky titull nuk vjen pa punuar.
Veterani është gati për betejë dhe shpreson që të arrijë tek objektivi që e ndjek prej vitesh. “Deri më tani kemi treguar se jemi kompetitivë, por nuk jemi konstantë nga gara në garë. Motori j vjetshëm i konsumon më pak gomat, ndaj duhet punuar për të gjetur një të mesme, duke përshtatur motorin e vjetër me telajon e re. Unë besoj se mund ta fitoj titullin”, u shpreh Valentino Rossi.
Dita e ndeshjeve në Ligën e Kampionëve/ Vëmendja në derbin I...
Haradinaj: Nën udhëheqjen e Trump, Kosova ka krijuar ushtrin...
Edhe Hoti uron Trumpin: Vetëm me SHBA-në, Kosova mund të lëv...
“E ardhmja do të jetë e zjarrtë”, Musk publikon foto me Trum...
Bëhet virale foto e Trump duke lexuar fjalimin e tij të fito...
Shefja e BE-së uron Trumpin dhe e fton të punojnë së bashku