As LDK-ja nuk i shkon në takim Ramush Haradinajt

11:26 | 11 Korrik 2017
Arbresh.info

Lidhja Demokratike e Kosovës qëndron prapa deklaratave të veta që nuk do të shkojë në takimin e thirrur nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Në një pronocim për portalin arbresh.info nënkryetari i kësaj partie, Haki Rugova ka thënë shkurt se Isa Mustafa nuk do të marrë pjesë në këtë takim.

Dje kandidati për kryeministër i koalicionit PAN (PDK-AAK-Nisma), Ramush Haradinaj, u ka dërguar ftesë dy ish-bashkëpunëtorëve të VLAN-it, liderit të “Vetëvendosjes” Visar Ymerit dhe të parit të LDK-së Isa Mustafës, për t’u takuar ditën e sotme, në ambientet e Kuvendit të Kosovës./Arbresh.info

Të ngjashme