Largojeni celulitin me anë të pilingut me rërë

11:23 | 11 Korrik 2017
Arbresh.info

Njëri ndër pilingët më të mirë për lëkurë mund ta gjeni në plazh këtë verë dhe ai është tërësisht falas.
Kokrrat e imëta të rërës janë të përkryera për heqjen e qelizave të vdekura nga lëkura, e ato po ashtu e përmirësojnë pamjen e lëkurës. Në mënyrë që lëkura të mbetet e shëndetshme dhe e mbrojtur nga plakja e parakohshme, duhet që ta bëni pilingun të paktën një herë në javë, e pilingu nga rëra duket si zgjidhje ideale. Plazhi është si një banjë e vërtetë në ambient të hapur – uji i detit është burim i mrekullueshëm i mineraleve dhe përbërësit që janë idealë për rigjenerimin e lëkurës dhe mund të jenë të dobishëm kundër akneve. Në anën tjetër, rëra e plazhit është një pluhur tepër i imtë, i cili është i përkryer për pastrimin dhe përtëritjen e lëkurës, meqë është ideal për heqjen e papastërtive dhe papërsosmërive të lëkurës.

KOVA ME RËRË

Krejt çka ju nevojitet, është që ta mbushni një kovë me rërë, derisa jeni në plazh, dhe ta merrni me vete. Më së miri është që ta përzgjidhni rërën sa më të imtë, meqë rëra e trashë mundet në disa raste të çojë deri te irritimi i lëkurës. Po ashtu, duhet ditur se ky piling përdoret vetëm për lëkurë të trupit e jo edhe për fytyrë dhe qafë, meqë lëkura në këto vende është më delikate. Mënyra më e lehtë që ta bëni këtë piling, është që të përzieni 3 lugë të mëdha të rërës me 2 lugë të supës të losionit të rëndomtë. Këtë sasi mund ta ndryshoni, sipas nevojave.

ÇKA DUHET TË DINI?

Në mënyrë që rezultatet të jenë të përkryera, ju preferojmë që t’i respektoni këta hapa: – Pilingun vendoseni në lëkurë të lagët, me qëllim të evitimit të irritimit; – Vendoseni me lëvizje rrethore, me qëllim që ta stimuloni qarkullimin e gjakut në atë pjesë të trupit. – Assesi mos e vendosni në lëkurë të lënduar apo në pjesë të ndjeshme të trupit, sikur p.sh. në fytyrë dhe qafë, gjinj, apo organe gjenitale. – Pas disa minutash hiqeni masën, duke e shpëlarë me ujë të nxehtë .

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme