Google ADS

Nis studimet pa lejen e bashkëshortit, ia pret gishtat

10:41 | 11 Korrik 2017
Arbresh.info

Një bashkëshort xheloz përballet me burgim të përjetshëm pasi ia preu gishtat gruas së tij, sepse ajo kishte nisur të studionte për diplomë pa lejen e tij.

Rafiqul Islam, 30 vjeç, ia mbylli sytë bashkëshortes Hawa Akhter, 21, dhe më pas i mbylli gojën duke i thënë se do t’ia bënte një dhuratë, transmeton portali arbresh.info.

Në vend të kësaj ai mbajti dorën asaj dhe i  preu të pesë gishtat. Një nga të afërmit më pas futën gishtat e saj në koshin e plehrave për t’u siguruar që mjekët të mos mund t’ia ngjisnin.

Islam, i cili është një punonjës emigrant në Emiratet e Bashkuara Arabe kishte paralajmëruar të shoqen që do të kishte pasoja të rënda nëse nuk heq dorë nga studimet.

Grupet e të drejtave të njeriut po kërkojnë burgim të përjetshëm./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme