Google ADS

Azdren Llullaku e nis për mrekulli aventurën e re

10:37 | 11 Korrik 2017
Arbresh.info

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Azdren Llullaku e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën me klubin e tij të ri, Tobol.

Ai sot debutoi me gol, duke i dhuruar 3 pikë të arta skuadrës në transfertën e vështirë ndaj Irtysh Pavlodar.

Llullaku e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 84, ku pas një krosimi nga krahu i djathtë, goditi saktë me kokë duke e dërguar topin në cepin e majtë të portierit Kalmykov.

Tobol nuk fitonte prej 4 ndeshjesh në kampionat. Do duhej të vinte sulmuesi nga Istogu që kjo skuadër të rikthehej te fitorja. Aktualisht skuadra e sulmuesit shqiptar mban vendin e 5 në kampionat në kuotën e 28 pikëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme