Lëvizja Vetëvendosje është e bindur në qëndrimet e saja.
Zëdhënësi i LVV, Shkodran Hoti ka hedhur poshtë zërat për mundësinë e një takimi të mundshëm sot gjatë ditës, të kryetarit të VV-së, Visar Ymerit me kandidatin për kryeministër nga PAN-i.
“Kryetari Ymeri dje ka dalë me një qëndrim të qartë rreth kësaj dhe ne qëndrojmë pas atij” ka thënë Hoti në një prononcim për Arbresh.info.
Po ashtu, kryetari i kësaj partie Visar Ymeri një ditë më parë tha se me Haradinajn mund të takohet vetëm kur ky të largohet nga PAN-i.
“Në qoftë se z. Haradinaj po na fton për të diskutuar mundësinë e bashkëpunimit për qeverisje ai takim mund të pranohet vetëm kur ftesa bëhet nga pozita e kryetarit të AAK-së dhe pasi të dalë prej PAN-it”, ka thënë Ymeri.
Kujtojmë që kandidati për kryeministër i koalicionit PAN (PDK-AAK-Nisma), Ramush Haradinaj, u ka dërguar ftesë dy ish-bashkëpunëtorëve të VLAN-it, liderit të “Vetëvendosjes” Visar Ymerit dhe të parit të LDK-së Isa Mustafës, për t’u takuar ditën e sotme, në ambientet e Kuvendit të Kosovës./arbresh.info/
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve