Zyra Rajonale e Bashkëpunimit Rinor (RYCO), si organizatë rajonale me seli kryesore në Tiranë, filloi punën në kapacitetin e saj të plotë të martën, më 4 korrik.
Sekretari i Përgjithshëm i RYCO është serbi Đuro Blanuša, shkruan arbresh.info.
Ai do të marrë pjesë në Samitin e këtij viti të Ballkanit Perëndimor në Trieste së bashku me zyrtarët e lartë të rajonit dhe vendet anëtare të BE-së më 12 korrik ku do të paraqesë programin e parë të këmbimit të të rinjve për të rinjtë nga Ballkani Perëndimor.
I ftuar nga Komisioni Evropian, RYCO do të marrë pjesë gjithashtu në Forumin BE-Ballkani Perëndimor për Rininë. Kjo ngjarje do të organizohet më 11-12 korrik 2017 së bashku me Samitin e Ballkanit Perëndimor në Trieste. Forumi synon të mbështetet në diskutimet e mëparshme midis të rinjve, punonjësve të rinisë, drejtuesve të rinjve dhe aktorëve të tjerë relevantë të përfshirë në politikën rinore.
Thirrja e parë e hapur për projekte rajonale të mbështetura nga RYCO do të fillojë në tetor 2017, shkruan arbresh.info.
Në periudhën e ardhshme, të gjitha informatat mbi punën e RYCO do të jenë në dispozicion në faqen e internetit www.rycowb.org.
Ashtu sikur se qëndron RYCO në raport me diversitetin, edhe zyrtarët e saj në Tiranë si dhe degët lokale në kryeqytetet e rajonit janë një ekip i larmishëm profesionistësh që vijnë nga e gjithë rajoni. Para pak kohe, këtë vit, u emërua Zëvendës sekretari i parë i Përgjithshëm, Fatos Mustafa, nga Kosova.
RYCO tenton të jetë një shembull i mirë i bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe të forcojë procesin e Berlinit, bashkëpunimin paqësor dhe demokratik në rajon, shkruan arbresh.info.
Që nga fillimi, RYCO do të kujdeset për një cilësi të lartë ndërkulturore, arsimore dhe përmbajtësore në programet dypalëshe ose multilaterale të shkëmbimit të të rinjve. Me programet e saj të shkëmbimit, RYCO synon të përmirësojë mirëkuptimin reciprok ne mes dallimeve kulturore dhe të zhvilloj respekt të ndërsjellë, si dhe përgjegjësinë e përbashkët për rajonin dhe Evropën midis të rinjve të Ballkanit Perëndimor. Përmes qasjes së saj, RYCO gjithashtu synon të nxit trajtim konstruktiv ndaj të kaluarës dhe do të mbështet procesin e pajtimit në rajon.
Në bashkëpunim me studiues, universitete dhe institucione të tjera, RYCO do të promovoj hulumtime ndërkulturore për rajonin me qëllim që t’i përgjigjet më mirë situatave aktuale të përditshme, perceptimeve dhe nevojave të të rinjve. Por kërkohet bashkëpunim i ngushtë dhe partneritet me institucionet dhe shoqërinë civile nga Bashkimi Europian, për të ankoruar idenë evropiane në Ballkanin Perëndimor. Në dialog me partnerët evropian do të përdoren përvoja dhe frymëzime tashmë ekzistuese nga fusha e shkëmbimit ndërkombëtar të të rinjve./arbresh.info/
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...