Google ADS

Aeroplani shmang tragjedinë në San Francisko

09:20 | 11 Korrik 2017
Arbresh.info

Një aeroplan i Air Canada ka arritur të shmangë një tragjedi një katastrofë pasi ai pothuajse zbriti në një rrugës lidhëse me katër aeroplanë të tjerë në San Francisko.

Fluturimi AC759 nga Toronto u lejua të ulej në pistën 28R pak para mesnate, thuhet në deklaratën e Administratës së Aviacionit Federal, transmeton portali arbresh.info.

“Megjithatë, piloti pa dashje është rreshtuar në rrugën lidhëse C, i cili shkon paralelisht me pistën”, thoshte deklarata. “Një kontrollues i trafikut ajror dërgoi aeroplanin Air Canada të sillej, pastaj aeroplani bëri një tjetër qasje dhe u ul pa incidente”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme