Sipas nje studimi, zhvillimi i këmbës së fëmijës do të favorizohet më tepër nëse ai do të ecë pa këpucë.
Krahas kësaj, këpucët tepër të ngushta mund të shkaktojnë në këmbën e fëmijës deformim, dobësim të muskujve si edhe kufizim të lëvizjes. Këmba e fëmijës ka 200.000 përcjellës nervore në zonën e poshtme, 26 kocka në kavilje si edhe 100 muskuj dhe tendina. Lëvizja e kryer në mënyrën e gabuar të pjesëve të mësipërme të këmbës do të ketë efekte negative tek fëmija.
Flasin ekspertët
Jessi Stensland, themeluese e kompanisë “FeetFrex”, flet në lidhje me lëvizjen natyrale të këmbës së fëmijës, e cila shprehet se në momentin që fëmija vesh këpucë fillon të ecë keq. Duke i veshur ato tek fëmijët e vegjël (për shembull 18 muajsh), do të bëni të mundur që këmba të mos zhvillohet në mënyrë korrekte, pra me të gjithë potencialin e saj, sidomos nëse përdoren këpucë me shtresë të fortë mbështetëse. Edhe lëvizja e kaviljes do të kufizohet dhe kështu tek fëmija mund të shfaqen edhe probleme me mbajtjen e shpinës si edhe dhimbje në zonën përkatëse.
Nëse do të dëshironi patjetër, apo do të jetë shumë e nevojshme, ekspertët këshillojnë që të përdorni këpucë që të kenë këto karakteristika:
Brenda shtëpisë ecja pa këpucë duhet të favorizohet sa më shumë të jetë e mundur.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...