Google ADS

E izolojnë për shkak të menstruacioneve, vajza vdes nga kafshimi i gjarpërit

01:29 | 11 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Një vajzë 18-vjeçare nga Nepali  që ishte izloluar për shkak të menstruacioneve, si pjesë e një tradite të lashtë kulturore, ka vdekur pasi u kafshua nga një gjarpër.

Tulasi Shahi u kafshua dy herë nga një gjarpër helmues dhe vdiq të premten në mëngjes në rrethin perëndimor Dailekh të Nepalit, raportojnë mediat lokale, transmeton portali arbresh.info

“Ajo mbijetoi për shtatë orë pas kafshimit të gjarprit, por vdiq pasi trajtimi mjekësor ishte vonuar”, ka thënë kryebashkiaku për AFP.

Thuhet se familja e viktimës e dërgoi atë te një mjek popullor, ndërsa refuzuan ta dërgojnë në spital.

Policia ka konfirmuar rastin, por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.

Izolimi i grave gjatë periudhës menstruale është një praktikë e lashtë hinduse, ku gratë dëbohen në kasolle larg shtëpisë gjatë ditëve të gjakderdhjes.

Kjo traditë është ndaluar nga Gjykata e Lartë e Nepalit në vitin 2005, megjithatë ende praktikohet në disa pjesë të vendit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme