Rugova: LDK-ja të shkojë në opozitë

22:33 | 10 Korrik 2017
M. A.

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Naser Rugova, ka thënë se partitë politike janë fragmentarizuar, degraduar dhe nuk po e dinë çfarë pozicioni kanë në shoqëri.

Ai, në emisionin “Rrokum Rroll” të TV Rrokum, ka thënë se fragmentarizmi i tyre ka bërë që ato të humbin elektoratin e tyre, duke u shndërruar “në parti klienteliste”.

Sipas Rugovës, përgjegjësinë më të madhe në këtë aspekt e ka Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila përveç se është partia ma e vjetër në Kosovë, është pjesë e Partive Popullore Evropiane (PPE).

Duke folur për krizën institucionale në të cilën mund të hyjë Kosova, Rugova ka thënë se zgjidhja më e mirë për LDK- në kishte me qenë që ajo me mbet në opozitë, për të vazhduar me një organizim të madh në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme