Jean –Claude Juncker ka lavdëruar policinë gjermane për përpjekjet e tyre gjatë samitit të G20-tës në Hamburg.
“Çdo oficer policie rrezikoi kokën e vet. Kjo meriton lëvdata dhe jo kritika”, ka thënë Presidenti i Komisionit Europian në një deklaratë, transmeton portali arbresh.info
Ai gjithashtu ka lavdëruar qytetarët e Hamburgur që morrën pjesë në pastrimin e qytetit një ditë pas protestave të dhunshme.
Gjatë protestave të dhunshme në Hamburg shumë policë kanë mbetur të plagosur, ndërsa qyteti është shkatërruar në masë të madhe.
Juncker gjithashtu ka falenderuar kancelaren gjermane Angela Merkel për ‘kujdes dhe vendosmëri’ gjatë G20-ës./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...