I pranishëm në Kongresin Botëror të Naftës që po mbahet në Turqi, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria mund të kthehet në një destinacion investimesh për kompanitë e mëdha.
“Vendi ynë ka rezerva të pashfrytëzuara që mund të na bëjnë frontin e ri të naftës, larg nga nxehtësia e Lindjes së Mesme. Bashkëpunimi ynë qeveritar me kompanitë e sektorit privat është shumë i rëndësishëm për të siguruar një rritje të vijueshme të sektorit të naftës”, ka thënë Rama.
Rama ka theksuar se, fokusi kryesor i qeverisë së tij është rritja e furnizimit për konsumatorët shqiptarë dhe vijimi i përparimit drejt integrimit të tregut energjitik shqiptar në atë ballkanik e më pas në atë europian, nisur nga pozicioni strategjik dhe rezervave të mëdha.
“Për shkak të vendndodhjes gjeografike, Shqipëria do të gjendet përgjatë një prej itinerareve më të mëdha energjitike të botës, që është TAP. Gjithashtu, ne gjendemi në një prej fushave të naftës më të mëdha “onshore” në Europë, me 220 milionë fuçi nafte”, ka thënë Rama.
Sipas tij, aktualisht në Shqipëri prodhohen rreth 1.1 milion tonë naftë krudo, ose 6.5 milionë fuçi në vit.
“Kemi një rritje të prodhimit të naftës, të blloqeve dhe kapacitetit të rafinimit. Gjithashtu jemi në fazën e privatizimit dhe ristrukturimit të Albpetrol, jemi të inkurajuar nga prania e “Shell” dhe lajmi i fundit se është zbuluar një burim shumë i madh gazi në Shqipëri”, ka thënë Rama.
Ai ka shtuar se, në këtë situatë me rëndësi mbetet përfundimi me sukses i gazsjellësit TAP, i cili do t’i ofrojë mbështetje BE-së dhe do të mund të zgjatet përmes degës Adriatiko-Joniane, si dhe me një dege të dytë që do të përshkojë aksin Shqipëri-Kosovë-Serbi.
“Besoj se ne kemi të gjithë mundësitë për ta kthyer Shqipërinë në front të ri të naftës, kemi një strategji të qartë dhe ç’është më e rëndësishme shumë rezerva gazi e nafte. Por për të patur sukses duhet të punojmë së bashku. Duhet të rrimë përkrah njëri-tjetrit”, ka shtuar Rama, shkruan Top Channel.
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...