Google ADS

Gjykata e Lartë e Londrës hedh poshtë kërkesën për të ndaluar shitjen e armëve në Arabinë Saudite

19:58 | 10 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Gjykata e Lartë e Londrës ka hedhur poshtë një kërkesë të aktivistëve, përmes të cilës supozohej se shitjet e armëve të Britanisë në Arabinë Saudite, po përdoren në Jemen.

Sipas kësaj kërkese thuhet se marrëveshja e tyre për shitjen e armëve me vlerë të miliarda dollarëve, bie në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare humanitare, transmeton portali arbresh.info

Vendimi për shitjen e armëve u dënua ashpër nga aktivistët dhe organizatat bamirëse, ku sipas Oxfam thuhet se ‘kjo marrëveshje vendos kontrollin e armëve për 25 vjet’.

“Unë e mirëpres vendimin e Gjykatës, sepse kjo tregon se ky vend operon kontrollin më të madh të eksporteve në botë”, tha Theresa May , pasi u pyet në lidhje me vendimin.

Fushata kundër tregtisë së armëve kishte kërkuar bllokimin e lincesave të eksportit për për aeroplanët luftarakë, bomba dhe municione të tjera, sipas të cilave ato përdoreshin nga koalicioni i udhëhequr nga sauditët në një fushatë kundër Houthit të mbështetur nga iranianët në luftën civile të Jemenit .

Lufta civile e Jemenit ka filluar në vitin 2015, duke dërguar në mërgim Presidentin Abd-Rabbu Mansour Hadi, mbështetur nga koalicioni i udhëhequr nga Sauditi, kundër grupit Houthi të lidhur me Iranin, i cili kontrollon pjesën më të madhe të Jemenit të veriut, përfshirë kryeqytetin Sanaa.

OKB ka bërë të ditur se rreth 10 mijë persona janë vrarë nga lufta civile, ndërsa rreth 40 mijë të tjerë janë të plagosur./Arbresh.info

Të ngjashme