Ja pse statujat e antikitetit kanë penis të vogël!

19:17 | 10 Korrik 2017
Arbresh.info

Shumëkujt mund t’i ketë rënë në sy që statujat klasike të meshkujve në periudhën greke dhe romake, e kanë penisin e vogël.

Por përse?

Historiania Ellen Oredsson është pyetur për këtë çështje.

Ajo thotë se nuk është një pyetje idiote.

E para, ajo thotë se penisët nuk janë në gjendje eksitimi, ndaj duken të vegjël, çka nuk ndryshon shumë me madhësinë e penisëve tani.

Së dyti, vlerat kulturore për bukurinë mashkullore ishin ndryshe atëherë.

“Sot penisët e mëdhenj shihen si një vlerë, por atëherë penisët e vegjël konsideroheshin më të mirë se të mëdhenjtë”.

Penisi i madh cilësohej si një dëshmi e marrëzisë, epshit dhe shëmtisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme