Sipas rezultateve të para jozyrtare nga matjet satelitore, të cilat i kanë në dispozicion në Fakultetin Matematiko-natyror në Shkup, tërmetet e fundit në rajonin e Ohrit, kanë ngritur disa pjesë të Galiçicës veriore për 4 deri në 5 centimetra.
Alsat M mëson gjithashtu se edhe më interesante janë matjet për zhvendosjen horizontale të tokës që ka ndodhur në rajonin më të gjerë të epiqendrës së tërmeteve.Bëhet fjalë për zhvendosje prej së paku 30 centimetrave në drejtim të juglindjes. Në disa pjesë, këto zhvendosje mund të jenë edhe deri në një metër e gjysmë.
Megjithatë sipas profesorit Ivica Milevski nga fakulteti Matematiko-Natyror, bëhet fjalë për të dhëna satelitore të cilat duhet të vërtetohen hollësisht. Ndërkohë, në Ohër sot filluan hulumtimet e përbashkëta në liqenin e Ohrit të Institutit Hidrobiologjik nga Ohri dhe Institutit për Hulumtime Bërthamore nga Dobreceni i Hungarisë, ku do të përcaktojnë përbërjen dhe vjetërsinë e ujit. Të pyetur për zhvillimet aktuale sizmike në rajon, një pjesë e pjesëmarrësve nuk konsideronin se ato kanë lidhje me prejardhjen tektonike të liqenit.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...