Marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim dypalësh midis Maqedonisë dhe Bullgarisë të nënshkruhet ashtu siç është paralajmëruar, Kjo është porosia e ish presidenti bullgar, Georgi Përvanov e dhënë në intervistën për Televizionin Publik Bullgar.
Sipas ish presidentit kjo marrëveshje do të kontribuojë në zgjidhjen e problemit që kanë dy vendet fqinje sa i përket të kaluaës historike.
“Kemi atmosferë të mirë që mund të mos përsëritet në 20 vitet e ardhshme. Prandaj duhet të lëvizim drejt nënshkrimit të marrëveshjes. Jam skeptik se marrëveshja do ti zgjidh të gjitha problemet. Por edhe të mos ketë cilësi krahasuar me Deklaratën e vitit 1999, marrëveshja është me të vërtetë e domosdoshme dhe duhet të nënshkruhet. Çështja tjetër është se ne nuk do ta zgjidhim problemin me një marrëveshje, nuk do t’i zvogëlojmë tensionet. Për këtë na duhen vite, dekada dhe punë. Na duhet konsensus publik- politik, klimë tjetër mediatike. Kjo krijohet me shumë kontakte dhe dialog”, deklaroi Georgi Prvanov, ish President i Bullgarisë.
Përvanov tha se për Bullgarinë është shumë i rëndësishëm stabiliteti i Maqedonisë dhe rajonit, andaj duhet ndihmuar Maqedoninë të integrohet në NATO dhe BE.
Ndërkaq Ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar u shpreh se me nënshkrimin e marrëveshjes me Bullgarinë, Maqedonia do të ketë një mik më shumë në BE që do ta nxis integrimin e Maqedonisë në këtë organizëm ndërkombëtar.
“Është gjithmonë mirë të ndërtoni miqësi me fqinjët, qoftë me anëtarët e Bashkimit Evropian, por edhe në përgjithësi. Sigurisht sa më të fuqishme t’i keni marrëdhëniet me anëtarët e BE-së, sa më të fuqishme t’i keni marrëdhëniet me fqinjët, sa më shumë miq të fuqishëm të keni në BE, do ta shtyni përpara integrimin tuaj. Po, kjo do të ndodhë nëse kjo marrëveshje do të nënshkruhet dhe sigurisht nëse proceduohet pastaj në Kuvend. Është proces shumë inkurajues”, tha Samuel Zhbogar, Ambasador i BE-së.
Të dielën dy ministrat e jashtëm, ai i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov dhe ajo e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva arritën gjuhë të përbashkët dhe vendosën bazat e kompromisit për ndërtimin e marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve. Hapi i ardhshëm do të jetë njoftimi i Qeverive përkatëse për marrëveshjen e arritur dhe më vonë konsultime rreth saj me të gjitha palët e interesuara. /AslatM/
Lansimi i reformës me asistencë sociale, Kurti: Synon të pro...
Vullneti zgjon banorët nga gjumi me zhurmën e enëve, ja reag...
Kukaj: Qeveria është e fokusuar në nisma skandaloze dhe dest...
Deschamps: Mbappe donte të vinte, por më mirë të mos ftohej
Stano: Heqja e masave ndaj Kosovës, ende në shqyrtim
Xheneta: Lela dhe Leo janë puthur