Arsenali nuk e ka ftuar në para sezon portierin, Wojciech Szczesny, duke dhënë sinjale kështu për një largim të mundshëm nga “Emirates Stadium”.
27 vjeçari, i cili ka kontratë me “Topçinjtë” deri në vitin 2018, sezonin e kaluar ishte i huazuar në Serie A te Roma.
Ai do të rikthehet sërish në Serie A, kësaj radhe te Juventusi. “Zonja e Vjetër” ka shprehur dëshirën që ta blejë krejtësisht kartonin e 27 vjeçarit.
Corriere dello Sport dhe Sun Sport raportojnë se lojtari ka arritur marrëveshje personale me Juven dhe gjithashtu edhe klubet janë afër të bëjnë diçka të tillë, duke parë se Arsene Wenger e ka lënë jashtë skuadrës për turin parasezonal.
Szczesny sezonin e parë do të jetë zëvendësues i Gigi Buffon, i cili do të pensionohet në vitin 2018 dhe më pas pritet të marrë primatin e të parit në portën e Juves.
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...