Deri në fund të muajit gusht pritet të përfundoj procesi i ndërtimit të Liqenit Artificial në Suhadoll të Mitrovicës i cili pritet të jetë një prej hapësirave më rekreative në Kosovë.
Kështu ka bërë të ditur për Arbresh.info kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri në një lidhje direkte që ka bërë portali sot nga ky liqen.
Ai ka thënë se deri më tani në ndërtimin e këtij liqeni janë investuar rreth 4,5 milionë euro dhe se pritet të bëhen investime të tjera shtesë duke përfshirë edhe ndërtimin e disa pishinave të hapura dhe të mbyllura.
“Ky projekt është realizuar në mandatin tim dhe është në përfundim. Liqeni është krejtësisht 1.2 kilometër i gjatë dhe i gjerë 600 metra ndërkaq thellësia shkon deri në 3 metra, ndërkaq për fëmijët është pjesë e dytë më thellësi më të vogël. Këtu do të vendosen edhe ulëset dhe llampat për ndriçimin publik. Do të mbillen 1200 drunjë dekorues njëkohësisht komuna do të merr përsipër edhe mirëmbajtjen e këtij vendi”, ka thënë Bahtiri.
Ai ka folur edhe për projektet e tjera që kanë në lidhje me këtë hapësirë.
“Ne do të bëjmë edhe disa pjesë ku do të vendosim disa ristorante, disa ËC publike por edhe shportat për të mbajtur pastërtinë e liqenit. Do të hapim një tender për t’ia dhënë një kompanie private mirëmbajtjen. Në gusht do të përfundoj krejtësisht kjo. Këtu janë tri plazhe, dy janë në pjesën e Zhabarit dhe një është në pjesën e Suhadollit. Do të bëhet shumë më bukur se që është sepse ende nuk ka përfunduar”, është shprehur i pari i komunës.
Edhe qytetarët të cilët sot po shuanin vapën e madhe në këtë liqen kanë folur për Arbresh.info dhe për të parë mendimet e tyre ndiqeni videon më poshtë./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1476113939120360/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...