Google ADS

Vazhdojnë luftimet në disa pjesë të Mosulit

12:31 | 10 Korrik 2017
Arbresh.info

Forcat qeveritare të Irakut po vazhdojnë luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik në disa pjesë të Mosulit, një ditë pasi kryeministri irakian, Haider al-Abadi, ka vizituar qytetin dhe ka uruar ushtrinë për, siç ka thënë, fitoren e madhe me rikthimin e kontrollit të qytetit.

Televizioni shtetëror irakian raportoi për luftime në Qytetin e Vjetër të Mosulit, në perëndim të Lumit Tigër.

Gjenerali irakian, Haider Fadhil, u citua të ketë thënë se procesi i pastrimit të qytetit nga eksplozivët, kurthet dhe “qelizat e fjetura” do të marrë ca kohë.

Shteti Islamik ka marrë kontrollin e Mosulit, qytetit të dytë më të madh të Irakut, në vitin 2014 dhe beteja për rikthimin e tij ka zgjatur mbi tetë muaj

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme