Klubi i rikthyer në këtë edicion në Superligën e Kosovës në futboll, skuadra e Vëllaznimit të Gjakovës nuk ndalet së përforcuari, shkruan Arbresh.info.
Ekipi i trajnerit Ismet Munishi së fundmi e ka zyrtarizuar edhe futbollistin e mirënjohur kosovar, Alban Dragusha. “Zyrtare: Alban Dragusha në Vëllaznim
Sot në orë 09:00 ka filluar stervitjet me Vëllaznimin Alban Dragusha i cili ishte pjes e shumë ekipeve të njohura.. Ku së fundmi ishte lojtar i FC Drita nga Gjilani.
Alban Dragusha sezonin 2017/2018 do ti mbrojë ngjyrat kuqezi të klubit Gjakovar.
Suksese Alban Dragusha”, shkruan faqja e Vëllaznimit në rrjetin social Facebook.
Vëllaznimi tash e disa ditë i ka nisur përgatitjet për edicionin e ri. /Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...