Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë seancën e gjashtë, ku në rend dite është propozim vendimi për dhënien e pëlqimit për aktet e përgjithshme të Avokatit të popullit, si dhe shkarkimi i prokurorit publik shtetëror, Marko Zvërlevski.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi të enjten e ndërpreu seancën pas serisë së pauzave që i kërkuan deputetët e VMRO-DPMNE-së që të shqyrtohen stenogramet nga fjalimi i ombudsmanit, Ixhet Memeti.
Paraprakisht, nga VMRO-DPMNE-ja njoftuan se kanë formuar 10 grupe të deputetëve. Koordinatorë të grupeve të deputëve janë Ilija Dimovski, Antonio Milloshoski, Zoran Iliovski, Vlladanka Aviroviq, Daniella Rangellova, Panço Minov, Dimitar Stevananxhija, Dragan Danev, Bllagica Lasovska dhe Dragan Cuklev.
Në rend dite të seancës së gjashtë janë edhe propozim-ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie pune të parashtruar nga Nola Ismajllovska, Magdalena Manaskova dhe Vesna Pemova dhe raportet vjetore për punën e shumë institucioneve. Deputetët duhet të debatojnë edhe për situatën me deponinë e paligjshme në Strugë, propozim i parashtruar nga grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...