James Rodriguez mund të transferohet në Bayern Munich, kështu thotë Javier Hernandez Bonnet.
Drejtori sportiv i Caracol TV, Javier Hernandez Bonnet, ka folur për të ardhmen e kolumbianit, James Rodriguez.
Ai ka lëshuar bombën e ditës duke thënë se lojtari është më afër transferimit te Bayern Munich se sa PSG-së, apo klubeve tjera.
“James Rodriguez nuk do të qëndrojë në Real Madrid, kjo tashmë ka përfunduar. Ai është më afër Bayern Munich se sa Paris Saint Germain, apo klubeve tjera”, tha Bonnet.
Madje sipas tij, ekipi që drejton Carlo Ancelotti është duke përgatitur ofertë për kolumbianin, që u shpall mesfushori më i mirë në La Liga në vitin 2015 nën urdhëratë e trajnerit italian.
Inter, Milan, Chelsea e Manchester United, gjithashtu interesohen për shërbimet e 25 vjeçarit, i cili do të largohet përfundimisht nga “Santiago Bernabeu”.
Gjermania dhe Rusia dëbojnë gazetarë të njëra-tjetrës midis ...
Pete Hegseth, një zgjedhje e pazakontë për postin e Sekretar...
Ministri i Financave: Britania do të rishikojë objektivat e ...
Australia çon përpara ligjin që ua ndalon fëmijëve rrjetet s...
Haxhiu: Sot dhe çdo ditë tjetër, ne të gjithë kemi një rol p...
Mbyllet për dy orë rruga Prishtinë-Pejë-segmenti Kijevë-Doll...