Shira të rrëmbyeshëm në Paris, mbyllen metrotë

10:11 | 10 Korrik 2017
Arbresh.info

Zyrtarët e trafikut të Parisit kanë bërë të ditur mbrëmë se u është dashur t’i mbyllin 15 stacione të metrove në Paris për shkak të përmbytjeve nga shiu i madh që ka rënë.

Një mot i keq ka përfshirë për dy orë mbrëmë Parisin, por sot në mëngjes janë hapur metrotë dhe trafiku është duke u zhvilluar normalisht, citon AFP zyrtarët e trafikut të Parisit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme