Google ADS

Sot mbahet rrethi i ri i bisedimeve për Sirinë

09:45 | 10 Korrik 2017
Arbresh.info

Përfaqësues të Qeverisë së presidentit sirian, Bashar al-Assad, do të takojnë sot të dërguarit e opozitës për rrethin e shtatë të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara.

Takimi në Gjenevë vjen një ditë pasi armëpushimi i ndërmjetësuar nga SHBA-ja, Rusia dhe Jordania, ka hyrë në fuqi në jug të Sirisë.

Kjo marrëveshje është aarritur jashtë kornizës së Gjenevës.

Një zëdhënës i OKB-së e mirëpriti armëpushimin dhe tha se ai krijon një “atmosferë të përshtatshme” për bisedimet e Gjenevës.

Rrethi i gjashtë i këtyre bisedimeve ka përfunduar në muajin maj, pa ndonjë përparim të prekshëm.

Yehaya al-Aridia, zëdhënës i opozitës siriane, tha se ka “pritije modeste” edhe nga bisedimet e sotme.

Opozita vazhdon të këmbëngulë se Assadi duhet të largohet nga pushteti, ndërsa Qeveria siriane thotë se roli i Assadit nuk duhet të vihet në diskutim.

Lufta civile në Siri ka shpërthyer qysh në mars të vitit 2011. Mbi 320,000 njerëz janë vrarë, ndërsa miliona janë zhvendosur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme