Google ADS

Kosova të lobojë te pesë shtetet që nuk e kanë njohur

08:57 | 10 Korrik 2017
Arbresh.info

Kosova, por edhe institucionet e BE-së duhet të lobojnë te pesë shtetet e këtij Unioni, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën për ta bërë këtë.
Ndryshe, edhe plotësimi i të gjitha kushteve nga ana e Kosovës për integrim në BE nuk do t’ia mundësojë asaj një gjë të tillë nëse të gjitha shtetet anëtare nuk do të votojnë unanimisht

Qeveria e re e Kosovës duhet sa më parë t’i plotësojë dy kushtet e mbetura për liberalizimin e vizave, siç janë ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi dhe konkretizimi i luftës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, në mënyrë që të përfitojë shpejt nga liberalizimi i vizave për të bërë kështu hapin e parë drejt integrimi në BE.

Kështu ka thënë në një intervistë dhënë gazetës “Zëri” këshilltarja politike në Parlamentin Evropian për delegacionin e Partisë Socialdemokrate të Suedisë, Blerta Hoti.

Megjithatë, ajo ka shpjeguar se liberalizmi i vizave është një hap shumë i vogël për Kosovën. Është hap i rëndësishëm për afrimin e Kosovës me BE-në, mirëpo është vetëm simbolikë.
“Nuk është metodë konstruktive që diskursi mes Kosovës dhe BE-së të përqendrohet vetëm në liberalizimin e vizave”, ka thënë Hoti. Sipas saj, problemi kryesor i Kosovës është mosnjohja nga pesë shtetet anëtare të BE-së dhe në këtë drejtim edhe BE-ja, por edhe Kosova duhet që të lobojnë më tepër që kjo sfidë të përfundojë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme