AKP pagoi kundërligjshëm mbi 3.7 milionë euro nga Fondi i Mirëbesimit

08:35 | 10 Korrik 2017
Arbresh.info

Bazuar në ligjin për AKP-në, përkatësisht neni 16, kompensimi i ofruesve të shërbimeve profesionale kryhet nga mjetet që i janë ndarë Agjencisë nga Buxheti i Republikës së Kosovës, ose nga mjetet e siguruara nga një donator, shkruan sot KD.

Kjo është vetëm njëra nga parregullsitë që Zyra Kombëtare e Auditimit ka evidentuar gjatë auditimit të pasqyrave financiare të Fondit të Mirëbesimit, i cili menaxhohet nga Agjencia Kosovare e Privatizimit si dhe pasqyrave financiare të kësaj agjencie.

Sipas dy raporteve të ndara për vitin 2016, të cilat janë publikuar këto ditë, parregullsi ka pasur edhe në menaxhimin e të hyrave nga qiratë, vonesa në procesin e likuidimit, vonesa në shpërndarjen e 20-për qindëshit tek punëtorët e ndërmarrjeve shoqërore të shitura, shkallë të ulët të arkëtimit të llogarive të arkëtueshme.

 

Të ngjashme